Me siguri e keni vënë re Arian Çanin të veshur gjithmonë me rroba të zeza. Por, për herë të parë ai ka vendosur që t’i përgjigjet pyetjes: “Pse vishesh me të zeza?”
Në një “Live Video” në Instagram nga Alketa Vejsiu, Çani ka dhënë përgjigjen që në të vërtetë i ka habitur të gjithë: “Vishem me të zeza për të fshehur zhulin”. Sa seriozisht e ka pasur Çani nuk dihet, por kjo shkaktoi mjaft të qeshura.