Motrat Hoxha tërheqin gjithmonë vëmendjen në rrjetet sociale por edhe të mediave rozë.
Këtë herë përmes një postimi në Instagram Lori shfaqet para disa busteve e qeshur dhe me gjuhën jashtë, ndërsa krahas fotos ajo shkruan: Unë vetes: Në të vërtetë nuk është aq serioze!
Ndërsa nga komentet poshtë fotos vihet re që trashëgimtarja e TopChannel i ka kërkuar një mendim së motrës, Redias që t’i jepte një mendim lidhur me përshkrimin që do t’i bënte fotos, por sërish nuk bëri siç i sugjeroi ajo.
Por mes dy motrave më pas ka pasur një zënkë të vogël, që e kanë bërë publike edhe për fansat në Instagram.
Redia: Pra kot sa më harxhove kohë duke pyetur për captions se prap atë që doje bëre.
Lori: Unë jam Peshore, këtë bëjmë ne!
Redia: Sikur të kisha një dollar për çdoherë që përdor horoskopin si justifikim.