Sapo është publikuar bashkëpunimi mes Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahut. Kënga quhet ‘Para para’ dhe vjen e shoqëruar me videoklip. Teksti është shkruar nga vetë artistët, ndërsa muzika është realizuar nga Big Deal.
Kënga është me shumë ritëm dhe i shkon përshtatë sezonit veror. Fansat mezi e kishin pritur dhe është e sigurtë që do të kthehet në një hit.