Categories Showbiz

“Punoja kamarier e murator”, Kledi Kadiu rrëfen sakrificat në fillimet në Itali

Suksesi kërkon mund dhe sakrifica, por mbi të gjitha shumë ëndrra, kështu ka ndodhur me balerinin Kledi Kadiu!

Artisti i njohur shqiptar që ka pushtuar skenat e Italisë, ka treguar sonte në “Më lër të flas” të gjitha peripecitë dhe vështirësitë që ka kaluar.Kur u largua nga Shqipëria drejt Italisë, atij i është dashur të punojë kamerier apo murator, derisa ngjiti majat dhe suksesin që ka sot.

“Kam punuar kamerier dhe murator. Kanë kaluar shumë vite, normale që jam me pozicion tjetër. Isha në vitin 92’, rreth 19-20 vjeç. Ishin momente më të vështira, por them që ishin normale kur shkon në një shtet tjetër, aq më tepë për ne shqiptarët. Mentaliteti ishte i tmerrshëm.

Ishte një moment shumë i vështirë. Pas shkollës së baletit këtej shkova në Itali. Ëndrra ime ishte teatri operës dhe baletit. Asnjë nuk e dinte që do binte komunizmi, Italia ishte vendi që e kemi parë gjithmonë nga TV, si “shtëpi e bukur” ose vendi i mundësive.

Dëshira që të kisha më shumë liri në ekspozimin e ëndrrave të mia, bëri që të shkoja në Itali. 7-8 vitet e para ishin më të vështira. Kam jetuar fillimisht në veri, pastaj Verona e Milano, e më pas në Romë.

Aty fillova punë si balerinë dhe 2-vite më vonë te Maria në programin “C’e posta per te”,, e më pas te “Amici”. Mora “pensionin” aty. Jeta më ndryshoi kur njoha vajzën që tani e kam bashkëshorte, kemi dy fëmijë. Unë shkoj në çdo vend të Italisë, organizoj evente spektakle”./top channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME