Categories Showbiz

Regjimi ndërroi tekstin e këngës 3 ditë para festivalit, Mifarete Laze: E bëra lëmsh!

Artistja shkodrane Mifarete Laze ishte e ftuara e pasdites në “Rudina” në Tv Klan së bashku me mbesën e saj të vogël, Arian. Në rrëfimin e saj për statusin e ri, lidhjen e muzikës që i bashkon të dyja, Mifaretja kujtoi edhe kohët kur ajo ishte pjesë e Festivalit të Fundvitit.

Ndërsa sot mbesa e saj admiron grupet muzikore koreane për shkak se jeton në një kohë tjetër, dikur arti, ashtu si shumë fusha të tjera i shërbente propagandës partiake. Pikërisht prej kësaj të fundit, Mifaretja mban mend një episod kur u desh të ndryshohej teksti që të përmbushte këtë qëllim, vetëm 3 ditë përpara festivalit.

Mifarete Laze: Prova gjenerale bëhej 3 ditë para festivalit, të ndërronin komplet tekstin.

Rudina Magjistari: Tekstin e këngës?

Mifarete Laze: Edhe po të bëje gabim ishte një tmerr, mbaj mend këngën “Udhët e atdheut”. I thanë profesor Xhevahirit të ndërronte tekstin. Imagjino të kesh bërë 25 ditë prova dhe për 3 ditë të ndërrojnë tekstin kur ti e ke impostuar e të gjitha.

Rudina Magjistari: Çfarë i mungonte tekstit apo kishte diçka tepër?

Mifarete Laze: Xhevahiri kishte tekst filozofik, ishte i bukur për jetën, mirëpo duhej futur partia e kështu. Ato mo, ama mbaj mend që te rreshti i parë ka qenë inspektor skene Kalaci, kishte bërë ca kartona por nga emocionet edhe nuk sheh. Në strofën e dytë edhe sheh, por në strofën e parë nuk sheh kurrgjë se ke emocione.

Edhe mbaj mend që e bëra lëmsh, ca prej tekstit të ri, ca prej tekstit të vjetër… lëmsh. Por shyqyr që e bëri lëmsh edhe profesor Gaqoja edhe shpëtova. Ama ta bësh lëmsh e kur shkon në prapaskenë është të  të bjerë pika duke pritur çfarë po të bëjnë, të hoqën a s’të hoqën, mos ke thënë ndonjë fjalë gabimisht se si dihet, boshti ideologjik, por jo./

Regjimi ndërroitekstin e këngës 3 ditë para festivalit, Mifarete Laze: E bëra lëmsh!

Artistja shkodrane Mifarete Laze ishte e ftuara e pasdites në “Rudina” në Tv Klan së bashku me mbesën e saj të vogël, Arian. Në rrëfimin e saj për statusin e ri, lidhjen e muzikës që i bashkon të dyja, Mifaretja kujtoi edhe kohët kur ajo ishte pjesë e Festivalit të Fundvitit.

Ndërsa sot mbesa e saj admiron grupet muzikore koreane për shkak se jeton në një kohë tjetër, dikur arti, ashtu si shumë fusha të tjera i shërbente propagandës partiake. Pikërisht prej kësaj të fundit,  Mifaretja mban mend një episod kur u desh të ndryshohej teksti që të përmbushte këtë qëllim, vetëm 3 ditë përpara festivalit.

Mifarete Laze: Prova gjenerale bëhej 3 ditë para festivalit, të ndërronin komplet tekstin.

Rudina Magjistari: Tekstin e këngës?

Mifarete Laze: Edhe po të bëje gabim ishte një tmerr, mbaj mend këngën “Udhët e atdheut”. I thanë profesor Xhevahirit të ndërronte tekstin. Imagjino të kesh bërë 25 ditë prova dhe për 3 ditë të ndërrojnë tekstin kur ti e ke impostuar e të gjitha.

Rudina Magjistari: Çfarë i mungonte tekstit apo kishte diçka tepër?

Mifarete Laze: Xhevahiri kishte tekst filozofik, ishte i bukur për jetën, mirëpo duhej futur partia e kështu. Ato mo, ama mbaj mend që te rreshti i parë ka qenë inspektor skene Kalaci, kishte bërë ca kartona por nga emocionet edhe nuk sheh. Në strofën e dytë edhe sheh, por në strofën e parë nuk sheh kurrgjë se ke emocione.

Edhe mbaj mend që e bëra lëmsh, ca prej tekstit të ri, ca prej tekstit të vjetër…  lëmsh. Por shyqyr që e bëri lëmsh edhe profesor Gaqoja edhe shpëtova. Ama ta bësh lëmsh e kur shkon në prapaskenë është të  të bjerë pika duke pritur çfarë po të bëjnë, të hoqën a s’të hoqën, mos ke thënë ndonjë fjalë gabimisht se si dihet, boshti ideologjik, por jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Jemi si dy të huaj”- Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, por këngëtarja bën “lëmsh” rrjetin me veprimin e saj

Aktori i humorit, Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, thashethem i cili përflitej prej…

LEXO ME SHUME