fbpx
Showbiz

Reperi shqiptar sjell këngën e re: Një shtet ma uroi mirëserardhjen. Shqipëria nuk i do njerëzit afër vetes

Reperi Bug Basta është larguar nga Shqipëria prej disa vitesh dhe po jeton në Zelandën e Re së bashku me partneren Vesa Luma dhe djalin e tyre. Së fundmi, ka bërë një këngë të re që e ka sjellë vetëm në versionin audio, e cila ngjan më shumë me një freestyle që i dedikohet Shqipërisë dhe revoltës që ka reperi për vendin.

“Aty të vrasin pa turp e pështyjnë në flamur”, thotë ndër rreshta reperi ndërsa zbulon se një tjetër shtet i ka uruar mirëseardhjen duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë marrë letrat si shtetas i një kombësie tjetër.

Nuk mbaron me kaq revolta e Big Bastës për vendin pasi përmend protestat e shumta ndaj qeverisë si dhe thekson se çdo person duhet të ndihet mbret në Shqipëri.

“Minimum do ta kishin Shqipërinë Austri. Kryetarë që po blihen e po vrisni rininë. Është një shtet që njerëzit nuk i do afër vetes, e ka shit me kohë bythën dhe po hanë njëri tjetrin. Sot është dita më e madhe- kurorëzimi i vullnetit, një tjetër shtet na uroi mirëseardhjen- PËRTEJ DETIT. Nuk i kam humb shpresat, e kam shpirt jo armik, çdo shqiptar që bërtet “Rama ik”. Por duhet të ishim mbret ne vendin tonë”, është një tjetër pjesë e tekstit të këngës, e cila është publikuar në Instagram nga Vesa Luma.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button