Categories Showbiz

Reshat Arbana feston 80 vjetorin, bilanc i rralle i aktorit te madh

Aktori Reshat Arbana festoi dje 80 vjetorin e lindjes. Aktori i shquar lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, nderkohe sot eshte nder nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Arbana i kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”, e fill me pas filloi pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film jane: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën “Streha e të harruarve”.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali” zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë.

Filmografia
Në kërkim të kujt (2009) – serial nga Top Channel, Asim Qani
Familja Moderne (2008) – serial nga Kosova, Gjergji
Kaskadori shqiptar (1998) (TV)
Vite të rëndësishme (1997)
Jeta në duart e tjetrit (1991) – Profesori

Balada e Kurbinit (1990) – Kuke Memini, kryezoti
Vetmi (1990) – Andri
Flutura në kabinën time (1988) – Xhaxhai
Rikonstruksioni (1988) (TV) – Shoku Emil, Kryeinxhinieri i kantierit
Binarët (1987) – Ali Morina
Kur hapen dyert e jetës (1986) – Kryetari i këshillit të fshatit

Hije që mbeten pas (1985) – Adnan Kodra
Të paftuarit (1985) – Mark Ukacjerra
Kush vd es në këmbë (1984) – Dajlan Beu
Shirat e vjeshtës (1984) – I deleguari i Ministrisë
Zambakët e bardhë (1984) – Pedagog Petriti
Dora e ngrohtë (1983)- Ahmeti

Fundi i një gja kmarrjeje (1983) – Komandanti i Xhandarmërisë
Gracka (1983) – Gjenerali Amerikan
Kohë e largët (1983)
Nëntori i dytë (1982) – Isa Boletini
Shokët (1982) – Nikolla
Gjurmë në kaltërsi (1981) – Komandanti

Inte ndenti (1980) – Kryetari i këshillit të fshatit
Liri a vdekje (1979) – Bimbashi
Nga mesi i errësirës – (1978) – Zoti Ugolini, Keshilltari
Gjeneral gramafoni (1978) – Prefekti
Kur hidheshin themelet (1978) (TV) – Beqir Aga
Fije që priten (1976) – Sami Ameni

Pylli i lirisë (1976) – Xha Kovi
Tinguj lufte (1976) – Mësues Naimi
Kapedani – (1972) – Një nga të rinjtë e fshatit
Pl agë të vjetra (1968) – Pacienti
Du el i heshtur (1967), – Islami
Komisari i dritës (1966) – Nikoll Mustaqeziu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME