fbpx
Showbiz

Rihanna me një post të ri, bëhet ambasadore e vendit të saj të lindjes

Këngëtare, aktore dhe presidente e firmës Fenty, Rihanna tashmë ka marrë një post të ri i cili në fakt është më afër politikës. Asaj i është dhënë detyra si “Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë” e vëndit të saj të lindjes Barbados.

Zyra e informacionit e Qeverisë së Barbados ka dhënë një deklaratë ku thotë se i ka dhënë artistes së njohur disa detyra të rëndësishme të cilat vijnë me postin e ri. Promovimi i edukimit, turizmit dhe investimet për ishullin janë disa nga përgjegjesitë e reja të saj. Në fakt Rihanna ka qenë ambasadore kulturale e ishujve të Barbados-it që nga viti 2008 por posti i ri nuk ka vetëm emrin ndryshe por dhe detyrat. “Ajo ka treguar gjithmonë se e do vendin e saj, e përveç suksesit si një yll popi apo filantropisë që ka bërë ndër vite, mund të luajë një rol të madh në promovimin e ishujve” E këngëtarja nuk mund të ishte më krenare për postin e ri që ka marrë dhe është treguar vërtetë modeste duke u shprehur se është detyra e çdo qytetetari të Barbados të punojë për përmirësimin e vendit të tij. /Blitz.al/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button