Pas kamera së fshetë bërë nga #EXPULS në RTV Ora, këngëtarja vlonjate ka qenë e ftuar në #EXPULS përballë gazetari dhe autorit të programit, Ronaldo Sharka!
E pyetur për debatin tëk Arian Çani e cila e revoltuar tha se kurrë nuk do të këndonte greqisht dhe serbisht, ajo u shpreh: “Është mëse normale! Nuk dua të këndoj greqisht dhe serbisht! Kaq, deklarata ime qendron dhe e kam thënë, deri në vdekje! Nuk jap llogari, nuk mbaj përgjegjësi për të tjerët! Ti tani po del avokati i Çanit? Shkoni pini kafe bashkë se iu puqen muhabetet”- e pyetur nëse ka pasur kërcënime, ajo tha se ka marrë shumë kërcënime nga serbët. Sa i përket rregullit të marrëdhënies me Çanin, ajo tha se nuk flasin aktualisht, dhe që pret ndjesë publike nga Çani. Ndiqni videon e plotë: