Categories Showbiz

Rrëfimi i veçantë/ Taulant Balla tregon si u njoh me bashkëshorten që vinte nga një familje e persekutuar

Të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, ka qenë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me gjysmën e tij më të mirë, bashkëshorten Iris dhe dy fëmijët e tij vajza Melani dhe djali Robin. Për herë të parë çifti Balla kanë folur për jetën e tyre private dhe se si janë njohur me njëri tjetrin.

“Është hera e parë që pranoj të hap kutinë e së vërtetave familjare sepse e tillë ka qenë rrjedha e çështjeve, por mendoj që me Irisin njohja ka qenë për shkak të detyrës që unë kryeja dhe detyrës së Irisi kryen. Irisi është e deleguar më sektorin privat, nuk ka punuar kurrë në sektorin shtetëror, por kemi pasur një njohje për shkak të punës që ne kryenim”, – shprehet Balla.

Më tej, Balla thotë se “si deputet më duhet të konsultohesha edhe me përfaqësues të sektorit të biznesit për çështjet që lidheshin me punët parlamentare legjislative dhe aty jemi njohur. Irisi ka qenë shumë refuzuese në fillim, më pas kuptova që vinte dhe nga një familje e persekutuar dhe me një orientim të djathtë, por këto gjëra i kemi tejkaluar tashmë edhe Irisi mbështet forcën time politike”.

E pyetur se si ka mundësi që nga një familje e persekutuar të bjerë në dashuri me një socialist, Iris Pekmezi tha se “jam krenare që përfaqësuesit e familjes sime, duke qenë nga Tirana në ato ditë të ftohta Dhjetori të tranzicionit të vitit ’90, kanë qenë nga pjesëtarët të cilët kanë mbushur oborrin e Qytetit të studentit edhe pse unë isha e vogël vetëm 13 vjeç, por më vonë edhe unë kam votuar Partinë Demokratike. Ndërkohë mbasi kisha mbaruar dhe studimet, mbasi isha kthyer në Tiranë për arsye pune kam shkuar dhe unë pranë zyrave të kryesisë së Kuvendit dhe jam njohur me Taulantin. Ka qenë një miku jonë i përbashkët, një avokat me emër i cili na ka prezantuar. Në atë kohë ai ishte edhe eprori im, me jep një opinion ligjor dhe më thotë që duhet të takosh Taulant Ballën”.

Ndërsa Balla shprehet se “u takuam për të diskutuar për çështjen dhe pas 1 ore diskutimi që lidhej me pjesën ose përmbajtjen e një konsultimi për një çështje të karakterit ligjor, sigurisht që patëm mundësinë që të hanim dhe ëmbëlsirat e bisedës dhe diskutuam më gjerë, të paktën shkëmbyem numrat e telefonit”.

Iris Pekmezi tregon se “po, në atë moment fillova të shikoja në një këndvështrim tjetër, jo në këndvështrimin politik sepse tashmë ngjyrat e partive politike për mua ishin venitur dhe thashë pse mos e njoh njeriun, kështu që dashuria nuk njeh moshë apo ngjyra dhe unë u dashurova”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME