Categories Showbiz

“Shpallen fituesit pa u bërë festivali”, Erik Lloshi ka dy fjalë për “Festivalin e Këngës” në RTSH

26 artistë janë përzgjedhur për të konkurruar këtë vit në Festivalin e 59-të të Këngës. Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e mbërritura, juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent  Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit. Mes artistëve të rinj bien në sy edhe ata të njohur si Anxhela Peristeri, Era Rusi, Orgesa Zaimi, Erik Lloshi, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu etj. Artisti fitues pritet të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin europian, “Eurovision”, i cili këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë.

Me anë të një postimi në Instagram, Erik Lloshi ka zbuluar më herët fabulën e veçantë të këngës së tij pjesëmarrëse në Festival. Projekti titullohet “Jo” dhe trajton një temë tepër delikate siç është aborti. Mirëpo, pjesëmarrja në këtë festival nuk ka qenë ashtu siç pritej nga këngëtari. Nëpërmjet një statusi në InstaStory, ai ka thumbuar “Festivalin e Këngës” duke e quajtur mediokër. “Ore ka mbaru festivali apo ça po ndodh? Ça turpi është ky shtet! Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe kurvëria. Muzika ka vdek me kohë. S’ja vlen më.”- shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME