Categories Showbiz

Shqipja hedh “bombën” e radhës për Tean: Do i griset vello nuses

Ish-konkurentja e emisionit të njohur të përputhjes së çifteve, Shqipe Hysenaj, që nga largimi i saj nga emisioni është duke hedhur “bomba” për konkurentët dhe kryesisht për Andin dhe Tean. Më herët, gjatë kësaj jave Shqipja përmes një “Instastory” tha se do të demaskonte Andin dhe e bëri. Ajo postoi disa mesazhe zanore që ky i fundit i ka dërguar në “WhatsApp”. Kujtojmë se shkaku i reagimit të Shqipes është bërë deklarata e nënës së Andit e cila kur shkoi në emision tha se djali i saj s’ka patur asgjë me te, por e donte vetëm për të parë reagimet e Teas, ndërsa Shqipja përmes mesazhit zanor tregoi diçka tjetër.

Ndërkohë, as Tea as Andi nuk kanë reaguar rreth këtyre fotove, ndërsa Shqipja vazhdon të publikojë “bomba” të reja në lidhja me “çiftin” në fjalë. Shqipja kishte paralajmëruar edhe më herët se ditën e sotme do të zbulonte diçka të rëndësishme. Ish-konkurrentja pretendon tashmë se e vërtetë në prapaskenat e emisionit është mes Teas dhe Beartit, konkurrentit të larguar disa javë më parë. Madje, ajo ka publikuar edhe disa foto ku Tea shfaqet e veshur me bluzen e Beartit, teksa shkruan:

Tea, shkove ti në Kosovë e more bluzën? Apo erdhën ta sollën këtu? Dhe ti e di mirë për kë dhe çfarë bëhet fjalë. Dhe mos u argumentoni me fjalë të kota gjasme e dinit për voice-n që unë do hidhja, sepse unë nxjerr dhe materiale që s’jua merr mendja kurrë që unë i kam, apo jo Andi? Për këdo që ka dyshime, çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private. Meridian Ramçaj bëhu gati, sepse sot ka diçka të lezetshme, do i griset vello nuses.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME