Categories Showbiz

Stefi Prifti rrëfen sakrificat në emigrim: Mblidhja domate për të mbijetuar

Këngëtari i mirënjohur Stefi Prifti ka folur për familjen, divorcin e prindërve, mungesën e babait, humbjen e bashkëshortes dhe emigracionin. I ndalur tek emigracioni në periudhën e vështirë të 1991-shit, Stefi rrëfeu se kur emigroi në Greqi, si të gjithë shqiptarët edhe ai është detyruar të bëjë punë të vështira për të mbijetuar, sikurse ishte mbledhja e domateve.

Emigracioni, momenti i parë ishte edhe i çuditshëm dhe i vështirë. Ndonjëherë duhet edhe një fije fati dhe Endrin e kishim përciellë pak muaj më parë. Endri kishte 6 muaj, ose më mirë të themi 5 sepse 1 muaj ndenji te kushërirat e mamasë si turist dhe e mbajtën ato në pëllëmbë të dorës. Më pas ne iu lutëm atyre që t’i gjenin një punë sepse bëhej fjalë për në 1991-shin. Dhe Endri kishte 5 muaj që punonte punë të ndryshme, punë krahu, çfarë t’i dilte para për të jetuar.

Në momentin që shkova unë, edhe unë po ti bëshë bashkë të gjitha punët e mija, punova dy javë. Mund t’ju bëjë për të qeshur, por unë kam mbledhur domate dy herë dhe atë mbaj mend si punën fizike më të vështirë që kam bërë si burr në Greqi. Ishte një punë që nuk e bënin burrat por gratë”, tha Stefi në “S’e luan Topi”/tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME