Categories Showbiz

Sulejmani i Madhërishëm/ Sulltani zë ngusht Ibrahimin

Gyl aga qëndron përballë sulltaneshës Mahidevran. Ajo i thotë se ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar kokën e tij; të bëhet ròb i saj, duke e vënë në dijeni mbi çdo hap të Hyrremit. Gyl aga shkon pranë Hyrremit dhe i transmeton çfarë ndodhi. Ato të dy së bashku fillojnë të krijojnë histori për t’i bërë kokën lémsh Mahidevranit. Gyl aga shkon pranë kësaj të fundit dhe i thotë se Hyrremi po bashkëpunon me një nga pashallarët më të afërt të Sulltanit, për ta dërguar Mustafanë sa më shpejt në sanxhak. Nga ana tjetër, Ibrahimi mbërrin në saraje dhe takon Sulltanin. Sulejmani i kërkon llogari mbi letrën, deklaratë të cilën Ibrahimi e pranon, por justifikohet duke thënë se atë pushtet ia ka dhënë vetë. Sulejmani përgjigjet se ajo është e vërtetë, por froni i takon vetëm atij, dhe ashtu siç ia ka dhënë pushtetin, edhe mund t’ia marrë. Menjëherë Ibrahimi largohet, dhe thërret shkruesin e deklaratës, si dhe Iskenderin, për t’i kërkuar llogari. Vetë Iskenderi po bashkëpunon me Hyrremin, e cila i premton vendin e Ibrahimit nëse do arrijë ta largojë që aty.

Sakaq, Hatixhe shkon në harem ku krítíkon vajzat që po qeshin me të madhe, pasi nëna Sulltaneshë është e sëmurë dhe ky veprim është i pahijshëm. Teksa merr të largohet, Hatixhe shikon Nigarin, e cila është fryrë nga shtatzania. Për një moment, Nigari mendon se Hatixhe e kuptoi, por  Hatixhe mendon se janë vetëm kile të tepërta dhe e këshillon të ketë kujdes me ushqimin. Që aty, Nigari shkon të takohet me Ibrahimin, dhe i tregon për shtatzaninë. Bisedën e tyre e dëgjon Gylshahu përtej derës së zyrës. Ndërsa Mustafa po tërheq më së shumti vëmendjen e Fatmës. Ajo shkon pranë tij teksa Mustafa ndodhet në hamam, në dush. Me taktikat e saj femërore mundohet ta jòshë, por mendja e Mustafasë ndodhet ende tek Efsuni. Ai nuk do ta mbajë Fatmën me shpresa të kota, ndaj e largon. Ndaj Fatmës dëshiron Gylshah të marrë hàk, e cila përfundon duke rënë vetë në kùrthin e Fatmës. Për këtë, dëbohet tërësisht nga Mahidevrani. Ajo qàn, dhe pranë saj shkon Gyl aga që i tregon se si i mban Hyrremi njerëzit besnikë ndaj saj. Gylshah vendos të bëhet edhe ajo njëri i Hyrremit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME