Categories Showbiz

“Ti ma more zemrën”, Spanja Pipa 83 vjeç bën duet me Devis Xherahun

Kohët e fundit dëgjojmë muzikë të ndryshme, jo gjithmonë cilësore, por ato që na kënaqin shpirtin janë padyshim serenatat korçare. Serenatat janë këngë që dëshiron të kërcesh, t’i këndosh apo dhe të gëzosh me njerëzit më të afërt. Këngëtari Devis Xherahu ka rikthyer një serenatë mjaft të vjetër “Ti ma more zemrën” më këngëtaren Spanja Pipa nga Korça e cila është 83 vjeç.

Në emisionin Rudina në Tv Klan, Devis Xherahu dhe Spanja Pipa kanë treguar si lindi ky bashkëpunim. Spanja në një lidhje direkte tregon se Pandi Laço i dërgoi një këngëtar në shtëpi që t’i tregonte më shumë rreth serenatës dhe në derën e saj trokiti Devis Xherahu i cili nga biseda dhe këngët që po këndonin u frymëzua për të bërë një duet së bashku. Rudina Magjistari: Si u ndjetë me këtë rikthim, pas kaq kohë.

Spanja Pipa: Rastësia është e veçantë ndonjëherë. Ishte Pandi Laço që më merr në telefon dhe më thotë do vish në “Kënga Ime” dhe i thashë që unë nuk kam mundësi që të vij. Të lutem shumë më tha, të të dërgoj një këngëtar të flisni pak për këngët e serenatës, si janë, si është krijuar, me çfarë autorësh është bërë dhe i thashë unë po mirë, dërgoje këngëtarin. Këngëtari kush ishte nuk e dija. Rastësisht ra dera dhe mendova se ishin shoqet, e thashë trokit, trokit, kur shikoj ishe Devis Xherahu. Në këtë moment kujtoj një gjest shumë të bukur. U kthye nga Greqia Xherahu dhe dha një koncert madhështor në stadiumin e Korçës, unë isha me shoqet dhe kur dëgjoj një zë, “përshëndetje Spanja”.

Devis Xherahu: Ishte 2007-2008. Spanja Pipa: Qe Xherahu dhe kështu që ne u ulëm, biseduam të dy, kënduam këngët e serenatës dhe tha dua të bëj një duet. Devis Xherahu: Më lindi atje idea, në atë moment.

Spanja Pipa: I thashë faleminderit shumë, por nuk mundem të lutëm. Pastaj i thashë nuk ta prish, hajde të bëjmë një këngë. Këndoi ai, këndova unë, këndoi ai dhe këndova unë dhe vendosëm këngën “Ti ma more zemrën”. Spanja Pipa 83 vjeç, ka kënduar gjithmonë serenata korçare, me familjen artiste, e vlerësuar për zërin e saj të veçantë dhe e para grua që u bë pjes

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME