Categories Showbiz

U dha lajmi se kishte humbur jetën për shkak të tërmetit tragjik në Turqi, ja si është gjendja e aktores së njohur turke

Aktorja e suksesshme Cansu Dere, e bërë e njohur në vendin tonë me rolet në serialet “Nëna” dhe “Ezel”, është kthyer në kryefjalën e shtypit rozë për shkak të thashethemeve se ajo është një nga personat që ka humbur jetën në tërmetin e fuqishëm që ndodhi gjatë orëve të para të 6 shkurtit në Turqinë jugore, në kufirin me Sirinë.

Lajmi i cili qarkulloi fillimisht në TikTok ka shqetësuar jo vetëm fansat e saj, por edhe kolegët të cilët nuk po arrinin të komunikonin me të.

Megjithatë, fatmirësisht bëhet fjalë për një lajm të rremë. Sipas gazetares Birsen Altuntas ajo gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë pjesë e një nisme për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjet e viktimave dhe personat e lënduar nga tërmeti.

“Disney Plus dhe FOX kanë kanë vendosur të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit. Halit Ergenç, Yılmaz Erdoğan, Şahan Gökbakar, Ata Demirer, Can Yaman, Cansu Dere dhe Demet Özdemir janë disa prej aktorëve që i janë bashkuar kësaj iniciative.”-bën me dije një burim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME