Sapo është publikuar kënga e shumëpritur nga Tayna dhe Flori Mumajesi. Dyshja e kanë realizuar këtë këngë në bashkëpunim me Cricket dhe padyshim e kanë shoqëruar me një videoklip. Teksti i ‘Magdalena’ është i shkruar nga të dy këngëtaret dhe Endrit Mumajesi.
Menjëherë pas publikimit kjo këngë ka marrë mbi 30 mijë klikime, duke i vendosur vulën se do të jetë një hit i vërtetë. ‘Magdalena’ është një rikthim i Florit pas një pauze të gjatë me këngë ritmike dhe një refren më shumë në listën e ‘bombave’ të Taynës