Categories Showbiz

VIDEO\ Transgjinorja nga Vlora Amber Candy në këtë intervistë është rrëfyer si rrallëherë mbi jetën e saj

Ndryshimi i gjinisë është një fenomen që viteve të fundit po përhapet gjerësisht edhe në Shqipëri.

Të shumtë kanë qenë personazhet të cilët kanë guxuar të shfaqen para publikut dhe ta pranojë këtë gjë. Një ndër to është edhe transgjinorja Amber Candy, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.

Amber Candy në këtë intervistë është rrëfyer si rrallëherë mbi jetën e saj private duke treguar ndër të tjera se ndodhet në një lidhje prej një viti tashmë.

“E kam nisur karrierën time para 15 vitesh. Si fillim kam punuar si make up artist dhe më pas nisa si stiliste. Më ka bërë mirë ajo trysni dhe kjo më ka bërë mirë si njeri. Tek mua do të vijë ai njeri që ka stilin tim dhe do stilin tim. Jam munduar të përshtatem me tregun shqiptar. Nuk dua t’i mbaj gjërat diskrete, nuk do ta shikoja dot veten vetëm. Në momentin që je një femër dhe nuk ke në jetën tënde një mashkull ndihesh e vetmuar. Unë mendoj që një femër është e lumtur kur ka një mashkull në krah të saj. Unë jam e lidhur me një djalë. Po ai i di të gjitha, mendoj se kam zgjedhur njeriun e duhur, ai jeton më shumë jashtë se sa në Shqipëri, një vit kemi të lidhur. Unë udhëtoj shpesh kështu që , ai jeton jetën e tij dhe është më i lirë”, -u shpreh Amber.

Ndërkohë ajo është pyetur nëse do t’i thonte “Po” një eksperience si Big Brother Vip. Transgjinorja nga Vlora Amber as nuk pohoi as nuk mohoi në lidhje me këtë, duke lënë të kuptohet se ajo këto vendime i merr në varësi të ndjesisë së momentit.

“Në momentin që do të isha gati pse jo, unë jam kështu, deri dje isha për jo për intervistën këtu, u ngrita në mëngjes e thash do të shkoj do të flas, u çova zgjodha veshjet dhe jam këtu. Në këtë intervistë u ndjeva shumë mirë, sepse më pëlqen emisioni juaj”, -përfundoi Amber Candy.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME