Categories Showbiz

Vivian rrëfen si i tregoi të atit që kishte ngelur shtatzënë me ish-futbollistin e njohur: Ma mbylli telefonin

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë ish-futbollisti dhe ish-trajneri i skuadrave të moshës Redi Jupi dhe bashkëshortja e tij Vivian e cila është dhe vajza e doktorit të njohur Mentor Petrela. Ata kanë folur gjatë për jetën e tyre private dhe si janë njohur.

Ata janë takuar në Dhërmi, ishin një grup miqsh e shokësh që kishin shkuar për pushime dhe aty nisën shkëndijat e para. Ata e zyrtarizuan lidhjen shumë shpejt pas disa muajsh, ku Vivian ngeli shtatzënë me fëmijën e parë. Ajo studionte në Francë dhe ishte në vitin e fundit kur ngeli shtatzënë. E pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si e priti lajmin e shtatzënisë babai i saj, Vivian shprehet se në fillim u shokua dhe ia mbylli telefonon.

Vivian: I thashë o ba, dua të  të them diçka të rëndësishme. Më tha çfarë ke? I thashë kam ngelur shtatzënë. Heshtje, pastaj më tha mirë mirë e mbyllim telefonin tani? Ishte shok dhe nuk kaluan nja dy tre orë dhe pastaj më erdhi një email nga babi, që më dërgon një foto ku ne kemi qenë të vogla, unë, motra dhe mami. Unë isha në gjumë në tavolinë, emaili mbante titullin të puth fort dhe ndërkohë mbrapa në foto kishte shkruar fli gjumë xhevahiri im ose gjëja ime e çmuar.

Ardit Gjebrea: Eh baballarët e shkretë çfarë iu bëjnë gocat të pabëra! Si vijoi më pas kjo histori, ti ishe në Paris, studente në vitin e fundit, si e përballove?

Vivian: Ngaqë e mora me shumë qejf, nga krahu tjetër ishte po me aq qejf dhe filloi të bëhej gjëja ime pastaj, nuk më pengonte as për provimet e mia. Sezonin e kam mbyllur 5 muajshe shtatzënë domethënë vitin e fundit. Pastaj rrodhën gjërat shumë shpejt se unë erdha në pushimet e radhës, u takuan të dyja familjet se nuk ishin takuar. U bë si një fejesë e vogël dhe më vonë shkuam të dy në Francë që lindi dhe Parisi (vajza e tyre).

Ardit GjebreaAi momenti kur të vjen lajmi se do bëhesh baba, si është?

Redi Jupi: Ishte ndryshim shumë i madh, sikur u futa në një univers tjetër, në botë tjetër, më ndryshuan të gjitha. Me shumë dëshirë hoqa dorë nga një jetë e mëparshme. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME