Categories Lajme

Shpallet në kërkim shqiptari, dyshohet se mashtroi të moshuarit në Igumenicë duke u marrë 140 mijë euro

Një 48-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që mashtronte të moshuar në Igumenicë të Greqisë. Policia greke ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin Xhezo Zote nga Konispoli.

Nga hetimet e policisë greke rezulton se Zote ka arritur të marrë para cash dhe bizhuteri në vlerën 140 mijë euro, duke mashtruar në dy raste të moshuarit në Igumenicë.

Konkretisht bashkëpunëtorë të tij, përmes takimeve personale por edhe telefonatave, kanë kontaktuar me shtetas të moshuar në dy raste, duke pretenduar se familjarë të këtyre të fundit kishin pësuar aksident automobilistik dhe ishte e nevojshme pagesa për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.

Pas dakordësimit, në banesën e tyre ka shkuar 48-vjeçari Xhezo Zote, i cili në një rast të ndodhur në 18 maj, ka marrë 100.000 euro dhe 10 monedha ari nga një shtetas i moshuar ndërsa në 9 maj ka marrë 2.050 euro dhe bizhuteri në vlerën 30.000 euro nga një zonjë e moshuar. Vlera totale e marrë me mashtrim sipas policisë greke llogaritet në 140.000 euro.

Policia greke ka kryer hetime duke këqyrur materiale filmike dhe marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë që kanë çuar në identifikimin e autorit të dyshuar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se bashkëpunëtorë të Zotes, ende të paidentifikuar, janë të paktën edhe 3 shtetas të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në kërkim/ Dogji mobilerinë ‘Aliko’ në Vlorë, vihet në pranga 37-vjeçari

Një 37-vjeçar në Vlorë i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia. Bledar Balliu kërkohej për zjarrin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME