Categories Lajme

Shpejtësi deri në 174 km/h, Policia Rrugore ndëshkon ‘pilotët’ e Shqipërisë

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjitha rrugët e vendit, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia njofton se në të gjithë vendin janë konstatuar shpejtësi që arrijnë deri në 174 km/h dhe drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar 7 shtetas, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 29 për shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar dhe 14 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, 1495 drejtues mjetesh, për shkelje që përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njoftimi i policisë:

Pavarësisht kontrolleve të pandërprera, instalimit të radarëve në të gjitha rrugët interurbane dhe urbane, shtimit të patrullave të lëvizshme të pajisura me dronë, alkooltestues, kamera e aparate fotografike, si dhe denoncimeve nga qytetarët, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe nuk vendosin rripin e sigurimit, drejtojnë mjetin pa leje drejtimi apo motomjetet pa vendosur kaskën mbrojtëse.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar shpejtësi që arrijnë deri në 174 km/h dhe drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar 7 shtetas, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 29 për shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar dhe 14 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, 1495 drejtues mjetesh, për shkelje që përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia e Shtetit, nisur edhe nga fakti i prezencës së lagështirës në rrugë, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të bëjnë kujdes, të respektojnë në maksimum rregullat e qarkullimit rrugor, të mos abuzojnë me shpejtësinë, por të qarkullojnë duke respektuar normat e lejuara dhe sinjalistikën rrugore, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të vendosnin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Policia e Shtetit ka rritur akoma më shumë prezencën në akset rrugore dhe qendrat e banuara, duke kombinuar shërbimet e Policisë Rrugore me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, për të vijuar kontrollet intensive, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. #MosUbejStatistike???? #RregullKujdesDurimDestinacion

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME