Categories Lajme

Shpejtësi tej normave dhe përdornim celulari në timon/ Ndëshkohen rreth 8 mijë shoferë në vend, mbi 22 mijë gjoba

Policia Rrugore, Plan operacional “ROADPOL”, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kryejnë shkelje të tjera të cilat janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, gjatë monitorimit të qarkullimit rrugor në qendrat urbane dhe në akset rrugore nacionale, duke përdorur dhe mjetet inteligjente, kanë konstatuar një sërë shkeljesh me rrezik të lartë për përfshirje në aksidente rrugore.

Në zbatim të planit operacional “ROADPOL”, në të gjithë vendin, gjatë javës që lamë pas, janë evidentuar dhe ndëshkuar 1512 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe 6364 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjithashtu, janë vendosur 22 500 masa administrative, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

Po nga monitorimet janë evidentuar dhe arrestuar 30 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

-janë pezulluar 74 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.

Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet, duke përdorur mjetet inteligjente Poliscan, radarët automatikë dhe gjithë bazën logjistike që ka në dispozicion.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME