Categories Lajme

Shpërthimi në Librazhd, policia: Ndaluam dy persona, hodhën granatë dore në oborrin e lokalit

Dy persona janë ndaluar nga policia për shpërthimin që ndodhi në verandën e një lokali në Librazhd gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës.

Sipas policisë, njëri prej të ndaluarve është person me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri dhe Itali në fushën e krimeve kundër personit dhe jetës.

Një ditë më parë ishte vetë Policia e Librazhdit që njoftoi se në pjesën e përparme të lokalit në pronësi të Dh.k. u hodh tritol, ndërsa sot sqaron ishte hedhur granatë dore.

Dy personat e ndaluar për këtë ngjarje janë R.K. 23 vjeç dhe A.P. 41 vjeç. Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e dyshuar të hedhjes së një granate dore, në verandën e lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë. Ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME