Categories Sport

Shpëton Luftëtari , miliona lekë kalojnë në llogarinë bankare

Luftëtari duket se ka gjetur shpëtim, pasi Bashkia ka akorduar në llogari të klubit një buxhet prej 230 milionë lekësh të vjetra. Shumë kjo që mund të shërbejë si oksigjen për skuadrën gjirokastrite. Klubi i presidentit, Grigor Tavo, po kalon një moment mjaft të vështirë, pasi mungesat e parave kanë bërë që lojtarët të mendojnë largimin. Rikthimi si drejtor sportiv i Gentian Norës ka kthyer entuziazmin dhe ai mendon se skuadra do ta kalojë këtë ngërç të thellë që e ka përfshirë. Me anë të një postimi në “Facebook”-un e tij personal, Nora tregon se në llogari të klubit gjiroakstrit do të kalojnë 300 milionë lekë të vjetra.

“U riktheva tek ekipi në një moment të vështirë kur shumë mendojnë se ekipi do rrënohet. Ju e dini mirë që kemi kaluar shumë vështirësi dhe më parë dhe jemi duke u ringritur. Po them duke u ringritur sepse jam i bindur që çdo gjë do të shkojë mirë pas miratimit nga këshilli bashkiak dhe Bashkisë të fondit për sportin. Kjo do të na ndihmojë shumë dhe ne si staf teknik në punën tonë. Nga janari do të kalojnë në llogari të klubit 300 milionë dhe më pas të ardhura të tjera plus nga sponsor, UEFA, etj”, – shkruan Nora në njoftimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME