Duke u futur në FB e poetes së Vlorës Zamira Agalliu, gjej dhe këtë shkrim të shkruajtur nga vet ajo, se si e ka përcjellë zyra e arsimit në Vlorë, duke e hequr nga puna, dhe akoma nuk është sistemuar në asnjë shkoll tjetër në Vlorë, një poete një shkrimtare e shumë librave dhe e papunë, duket pak absurde. Shpresojmë që dikush ta lexoj këtë shkrim dhe ti jepet e drejta e mohuar, ti shërbej Fëmijëve të Vlorës, dhe jo fëmijëve të botës si emigrante.
Pas Mësimit Vit të mbarë shkollor! Ishte një mësuese e thjeshtë që shkonte në mësim tek nxënësit e saj e mbushur plot pasion dhe dashuri. E diplomuar dhe me master profesional me nota maksimale. E emeruar me vendim nga organet e larta drejtuese arsimore te rrethit…
Ajo në cantën e saj mbante krahas ditarit të punuar me kujdes dhe përkushtim edhe një vegël me gurë diamanti për të prerë xhamat që quhej ” diamant”, silikon për izolim, një cekan të vogël, gozhdë të vogla, metër muratori, pinca elektrike dhe nastro izolant elektrik, etj, etj
Pas mësimit ajo priste xhamat nga klasat që ishin jashtë funksionit dhe i vendoste në klasën e saj, cak e cak me cekic, i izolonte nga anët për të mos futur erën e ftohtë dhe shiun në dimer. ”Zogjtë’ e saj donte t’i mbante ngrohte si në gji”..
Pas mësimit ajo vendoste në muret e klasës shkronjat e dorës dhe të shtypit të cilat i blinte me lekët e rrogës së saj si cdo mjet tjetër shkollor që i mungonte klasës së saj ..
Pas mësimit ajo vendoste të gjitha ilustrimet që i duheshin për orët e ardhshme …
Pas mësimit ajo vendoste tylet dhe vazot me lule të cilat i sillte nga oborri i shtëpisë së saj
Pas mësimit ajo bashkë me të shoqin vendosën një derë për tualetin e shkollës që deri atëhere ishte jashtë funksionit ..
Pas mësimit ajo me të shoqin bënin kilometra me makinën e tyre familjare për të cuar edhe një boljer uji mbi tualetet e shkollës .
Pas mësimit ajo mbushte fugonin me vazo me lule per te krijuar një ambjent të rehatshëm për syrin !
Pas mësimit ajo kujdesej per siguresat e energjise elektrike të cilat i kishin telat të zhveshur për t’i nastruar dhe izoluar!
Pas mësimit koleget e saj te vendosura mbi takat e larta te kepuceve rregullonin pak minifundin aty tek qemeri per ta ngritur edhe nje gisht me lart!
Pas mësimit vjen nje urdherese se duhet te bashkoheshin klasat per numrin e ulet te nxenesve ”suprimim vendi i punes”!
Pas mësimit ajo shkon ne drejtorine arsimore për të kërkuar një spiegim , ku i thonë se do të të trasferojmë në një shkollë tjetër! .
Pas mësimit ne shkollën tjetër vjen një urdhërese se ishte bëre një ”gabim” nga këto ”gabimet politike” ndoshta dhe se aty do te emerohej nje mesuese tjeter !
Pas mësimit ajo informohet se duhet te kete ”licencen” sipas ”reformave te reja arsimore”!
Pas mesimit ajo hodhi nje veshtrim kritik perrreth ku vuri re se askush nuk e kishte kete ”licence fantazme” te re!
“Pas mësimit” ajo me nje impenjim te rrepte nga ato qe vetem ajo i detyronte vetes e fiton kete LICENCE me piket maksimale!
“Pas mësimit” nga organet e ”larta ” asaj i behet e ditur se duhej te zinte perseri radhet e pambarimta dhe te padrejta te pseudo ”portaleve” nga e para njesoj si studentet e reja te cilat nuk kishin eksperience pune!
“Pas mësimit” asaj nuk i premtonte me koha per te pritur pas kangjellave te politikes vendin e humbur te punes!
“Pas mësimit” ajo u nis ne emigracion per te mbijetuar femijet e saj !
“Pas mësimit” ajo uron sot te gjithe mesuesit me,dhe pa licence …
SUKSESE ne kete Vit te Ri Shkollor.
“Pas mësimit” ajo uron të gjithe ish nxënësit e saj , një vit të suksesshëm mësimnxënie!
JEPNI PER NXENESIT ATE QE DO TE DONIT PER FEMIJET TUAJ.
DASHURI PER JETEN
DASHURI PER FAMILJEN
DASHURI DHE RESPEKT PER MESUESIT PRIND
DASHURI PER DIJEN
DASHURI PER SHKOLLEN
Me respekt dhe dashamiresi për të gjithë mësuesit që e kanë profesionin pasion nga Zamira Agalliu. “pas mësimit”!
