Categories Lajme

Shqipëria arenë krimi/ Plagosje dhe vrasje në mes të ditës, nën hundën e Policisë

Dy ngjarje të rëndë kanë tronditur vendin pasditen e kësaj të premte (20 shkurt), të regjistruara brenda 10 minutash, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Rasti i parë u regjistrua në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ku 32-vjecari Egli Pashollari u godit për vdekje me thikë nga një grup prej tre të rinjsh.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, 2 djem dhe një vajzë e kanë suluar Pashollarin, sapo ky i fundit ka dalë nga makina. Gjatë përleshjes fizike, për arsye ende të paqarta, njëri prej djemve, i dyshuar si Gazmend Buçpapa, e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz. Pas goditjes Pashollari ka bërë 3-4 hapa larg nga makina dhe më pas është rrëzuar përtokë. Atij i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe më pas është nisur drejt spitalit por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja është regjistruar në zonën ku ndodhet dhe Komisariati numër 2 i Policisë. Këta të fundit në një reagim zyrtar njoftuan se po punojnë për zbardhjen e ngjarjes por nuk dhanë asnjë informacion mbi autorët e tjerë apo shkaqet dhe rrethanat që cuan në krim.

“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital”,- njoftoi Policia pa dhënë asnjë detaj më tepër. Ndërkohë pak minuta nga vrasja e Pashollarit, të shtëna me armë u dëgjuan në Rrugën e Kavajës, ku u plagos me armë zjarri 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku.

Sipas raportimeve paraprake, ngjarja dyshohet të jetë një krim pasioni. 34-vjeçari ka qenë në një restorant në Rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë, ndërsa është konfliktuar me një person të identifikuar si Besjan Ferazini. Ky i fundit thuhet se ka pasur një lidhje me bashkëshorten e Koxhaxhikut dhe pasi janë konfliktuar ai e ka qëlluar me plumb në bark.

I plagosuri, 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku është dërguar në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë edhe për këtë rast Policia thotë se nuk ka mundur ta kapë autorin, por e ka shpallur në kërkim. Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia i ka identifikuar autorët, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon”,- thuhet në njoftim.

Dy ngjarjet e rënda të regjistruara brenda pak minutash në Tiranë, në mes të ditës, tregojnë edhe njëherë qartë degradimin e sistemit të sigurisë në vend. Ngjarje të tilla, të regjistruara për më tepër në prag të Komisariateve të Policisë, përforcojnë perceptimin se në Shqipëri, krimi nuk e ndjen dorën e shtetit dhe se mekanizmat e rendit dhe të parandalimit mbeten të dobëta dhe jo efektive.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh. Nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj

Një 42-vjeçare është përndjekur nga një person në Borsh, tashmë i arrestuar nga policia. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Austri, ish-bashkëshorti pranon krimin

Autori i vrasjes së 39-vjeçares, nga Kosova është ish-bashkëshorti i saj. Sipas hetimeve ka rezultuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video\ Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën një i ri, rreth 25 vjeç

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat! 35-vjeçari e kanosi me thikë të miturin dhe babain e tij, 16-vjeçari kundërpërgjigjet, e godet me sëpatë

Një konflikt për motive të dobëta në Berat ka përfunduar me përdorimin e mjeteve prerëse,…

LEXO ME SHUME