Categories Lajme

“Shqipëria mes tragjedive”/ Në mënyrë fatale, 9 persona humbën jetën në një ditë të vetme

Ka qenë tragjike kjo e premte në Shqipëri, ku një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Gramsh.

Një familje e tërë e mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Gramsh: 46 vjeçari Arben Zogu, baba i 19-vjeçarit Ruben Zogu dhe 14-vjeçarit Esti Zogu, së bashku me kushëririn e tyre 20-vjeçari Melsi Zogu dyshohet të jenë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Palombarët e RENEAS kanë shkuar për të bërë të mundur gjetjen e tyre, megjithatë ende asnjë shenjë nga trupat.

Ato që janë gjetur deri më tani në buzë të liqenit janë dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Familjarët kanë deklaruar se janë futur në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më.

Disa qytetarë të tjerë kanë humbur jetën, ku një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.

Durrës: Një grua nuk ka mundur të mbijetojë, pas kontaktit që ka pasur me energjinë elektrike.

Policia njofton se rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, 70-vjeçarja me inicialet D.G, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Himarë: Nga ana tjetër e vendit, në fshatin Shën Vasili në Himarë, një aksident fatal i ka marrë jetën 40-vjeçarit Renato Bushi.

Pasi, mjeti ka dalë nga rruga, nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve të marra.

Sakaq janë lënduar dhe dy pasagjerët në mjet, të cilat janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, kanë humbur jetën 52-vjeçari me inicialet B.Xh dhe 68-vjeçari me inicialet H.D.

Tale dhe Durrës: Të dy, një në Tale dhe tjetri në Durrës, kanë shfaqur probleme shëndetësore pasi kanë rënë në kontakt me ujin në anë të detit.

Ndonëse kanë marrë ndihmën e parë dhe janë transportuar menjëherë në spital, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë. Si shkaktar në të dyja rastet, dyshohet arresti kardiak.

Elbasan: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dhe në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një 45-vjeçar, me profesion bojaxhi, i cili ka rënë nga një ndërtesë ku po punonte.

Policia njofton se rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Si pasojë e dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Një tronditje e madhe kjo për vendin tonë, ku 9 qytetarë raportohen si viktima të ngjarjeve të ndryshme.

Deri më tani, palombarët e RENEA-s janë duke bërë kërkimet për trupat e familjes Zogu, që tragjikisht janë futur në liqen për të mos dalë më.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME