Categories Lajme

Shqiptarët, komuniteti më i punësuar në Itali

Shqiptarët mbajnë vendin e parë me gati 300 mijë të punësuar të regjistruar në INPS

Shqiptarët janë komuniteti më i punesuar në Itali. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Itali numri i të punësuarve të huaj të regjistruar për efekt të sigurime shoqërore u rrit gjatë 2017-s, shkruan “Il Sole 24”.

Shqiptarët mbajnë vendin e parë me gati 300 mijë të punësuar të regjistruar në INPS, megjithëse ato nuk renditet të parët në numër për sa i përket komuniteteve të huaja që jetojnë në Itali.

Komuniteti shqiptar në Itali sipas vlerësimit të ISTAT ishte 450 mijë në 2017-n. Më shumë se gjysma e komunitetit shqiptarë në Itali është i regjistruar në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore (INPS).

Komuniteti rumun renditet si komuniteti i parë i të huajve në Itali, me 1.1 milionë, megjithatë nuk është në gjashtë komunitetet me numër më të lartë të punësuarish të regjistruar.

Më pas renditen marokenët me 262 mijë të punësuar, kinezët me 209 mijë të punësuar, ukrainasit me 166 mijë të punësuar, filipinët më 117 mijë dhe moldavët me 106 mijë të punësuar të regjistruar, raporton ‘Monitor’.

Në total, në Itali janë rreth 2.2 milionë të regjistruar të hua në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore. 1.7 milionë janë të punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ndërsa pjesa tjetër janë pensionistë ose individë që marrin përkrahje sociale, përcjell albinfo.ch.

Pjesa më e madhe e të punësuarve punojnë në sektorin jo-bujqësore, thuajse 1.1 milionë të huaj të regjistruar, 375 mijë punojnë në sektorin e shërbimit familjar dhe 139 mijë punojnë në sektorin bujqësor.

Në 10 vitet e fundit numri i të punësuarve të huaj është rritur me 26%, nga 1.3 milionë në 2008 në 1.7 milionë në 2017-n.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME