Categories Lajme

Shqiptari shantazhon italianen: Po s’bëre seks me mua, i tregoj…

Një i ri shqiptar mashtron shtetasen italiane duke u shtirur si një djalë i edukuar. Ata njihen në Facebook dhe djali i kishte dërguar asaj një foto të rreme, por kur janë takuar, jeta e së resë është kthyer në makth.  Sipas aktakuzës (gjatë historisë ju do të lexoni për dy meshkuj, por gjithmonë është i njëjti person, i cili ka luajtur të mirin dhe të keqin), ka detyruar një grua që t’i nënshtrohet veprimeve seksuale kundër vullnetit të saj”.

Historia fillon në Facebook

I riu shqiptar i kërkon miqësi me foto të rreme një  gruaje të martuar dhe me kalimin e kohës ai ia del që t’i mbushë mendjen me lajka . Gjatë bisedave në Facebook,  vajza e re i dërgon fotografi në poza seksi, veshje të shkurtra për të arritur në detaje intime.

Dhe këtu është kurthi

Pas disa ditësh i riu e kontakton gruan dhe i tregon asaj i frikësuar, se një mik kishte parë bisedat dhe fotot që ata kishin shkëmbyer me njëri-tjetrin dhe iu kishte bërë një kopje. Me ato fotografi në dorë ai e shantazhonte atë dhe i kërkon atij që t’i caktojë një takim me gruan e portretizuar në foto. Nëse ajo nuk organizonte takimin, shantazhuesi  do t’i publikonte fotot e saj lakuriqe në të gjitha rrjetet sociale dhe do t’i tregonte burrit të saj. Gruaja është e detyruar ta pranojë këtë takim, duke plotësuar kërkesën e mikut misterioz në rrjetet sociale.  Pra, ajo paraqitet në takim, e veshur sipas kërkesës së njeriut misterioz (i cili ishte  i riu që e kishte joshur mw herët me një profil të rremë . Vajza duhej të shkonte në takim me veshje provokative dhe me taka të larta.

Shqiptari nuk humb kohë dhe e hip italianen në makinë. I kërkon që të shkojë në hotel sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që ai të mos bënte publike fotot. Gruaja pranon që të kryejë marrëdhënie seksuale vetëm me kushtin që ai të fshijë fotot.

Gjërat dukeshin se çdo gjë do të merrte fund aty. I riu i fshin fotot, i kërkon ndjesë  që ka vjedhur fotot mikut të tinga celulari  dhe madje i kërkon ndjesë edhe shtetases italiane. Por nuk përfundon me kaq. Shqiptari disa ditë më vonë shfaqet sërish dhe kërkon të njëjtën gjë.

Situata degjeneron, sepse shqiptari filloi të kërkojë fotografi me karakter seksual më të qartë dhe një takim të ri për qëllime seksuale. Sërish ajo shkon në takim dhe gjëja e parë që bën burri është rrëmbimi i celularit nga dora dhe i rimerr foto të tjera për t’i bërë shantazh. Në këto moment vajza del nga makina dhe policia ndërhyn për ta arrestuar.  Takimi i fundit  në fakt ishte një kurth.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME