Categories Lajme

Shqiptari sulmon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja futet në supermarket për të shpëtuar

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në ishullin e vogël të Greqisë, Thasos. Newsbomb.gr shkruan se pamjet e rënda janë xhiruara nga kamerat e një supermarketi që ndodhej pranë shtëpisë së saj, ku ajo vrapoi e zbathur për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit, i cili kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë nga Shqipëria.

“Dera hapet, hyn kjo vajzë, pas dy minutash hyn ish-burri i saj dhe e ndjek pas raftit. U përpoqa ta ndaloja, e nxora nga dyqani që të largohej, u përpoqa ta mbaja sa më gjatë që munda, por ai më shtyu dhe iku edhe ai. Pastaj dëgjova zëra, dola jashtë dhe bërtita ‘policia po vjen’ “, thotë një dëshmitare.

Përpjekjet e saj rezultuan të pashpresa, pasi 55-vjeçari e goditi me në fytyrë dhe kokë duke e lënë të plagosur, sapo doli nga supermarketi. Momentet që pasojnë janë tronditëse, ndërsa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin aty tentojnë ta ndihmojnë.

“Ky burrë është ish-burri i saj. Kjo vajzë ka qenë këtu në Theologos për rreth tre vjet, me një partner tjetër. Kjo ishte hera e tij e parë në ishull. Ai mori autobusin e numrit 11 që shkon në Theologos, zbriti në stacionin e autobusit. Ndërkohë, ai nuk e njihte zonën, po pyeste disa njerëz atje në shqip, ai tha ‘Unë jam vëllai i kësaj zonje dhe po kërkoj shtëpinë e saj dhe nuk e di se ku është’ dhe ata ia treguan shtëpinë”, thotë një banor i fshatit.

55-vjeçari u arrestua dhe iu sekuestrua një thikë dhe një kaçavidë, ndërsa ish-gruaja ndodhet në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME