Categories Lajme

Shqiptarja 35-vjeçare ekzekutohet me plumb në kokë në Firence, shpallet në kërkim burri i saj

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën ‘Galvani’. Ishin pikërisht banorët e zonës ata që njoftuan policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe konstatoi se gruaja kishte vdekur në vend.

Shqiptarja 35-vjeçarja ekzekutohet me plumb në kokë në

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Vefa është pritur në rrugë nga një person (burrë). Nuk dihet nëse ka pasur debat mes autorit dhe viktimës përpara se të ndodhte krimi, por ajo që dihet është se burri ka nxjerrë pistoletën dhe ka vrarë 35-vjeçaren me plumb në kokë. Ndërkohë, për krimin është shpallur në kërkim burri i saj, gjithashtu shqiptar.

Së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino. Policia ka nisur të marrë dëshmitë e para ndër ta dhe të dy fëmijëve të viktimës, një djali 17 dhe një vajze 14 vjeçare. Njëri prej tyre ka treguar se mes të ëmës së tij dhe të atit në të kaluarën ka pasur dhe konflikte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME