Një shtëpi në mes të hiçit e ëndërrojnë të gjithë ata që duan te arratisen nga smogu, trafiku dhe zhurma e makinave në qytet. Por shtëpitë në mes të pyllit e mbi pemë nuk janë për frikacakët. Disa të tilla gjenden në SHBA, Kanada, Suedi, Gjermani dhe ishuj turistik të Oqeanit Paqësor. Në kohërat e mëhershme këto lloj shtëpish ndërtoheshin për t’u mbrojtur nga përmbytjet dhe egërsirat që jetonin në tokë.
Megjithatë, ditëve të sotme ka ndërruar qëllimi i saj, me shtëpitë prej druri që përdoren për pushime. Ndiqini fotografitë e disa shtëpive në pemë, të cilat po tërheqin vëmendjen e shumë turistëve.