Borxhet e krijuara nga mospagimi i sigurimeve shoqërore nga institucionet dhe entet publike të cilat kapin shifrën e 14 mld lekëve për ish-ministrin e Financave, Arben Malaj, janë një sinjal i vjedhjes së parave publike që qeveria ka bërë.
“Është e papranueshme nga pikëpamja e qeverisjes së vendit por akoma më e rëndë për punonjësit të cilët punojnë dhe për punën që bëjnë duhet të paguhen por duhet të kenë dhe sigurime shoqërore që ndahet në dy pjesë një pjesë ata e lënë nga paga e tyre dhe kjo pjesë nuk është derdhur në buxhet dhe për aq kohë sa nuk është derdhur mund të themi që është një vjedhje e parave të punonjësve për të financuar shpenzime të tjera buxhetore dhe e dyta nëse një vend do të mirëqeveriset gjëja e parë mirëqeveriset ndërmjet modelit të institucioneve publike fakti që institucionet publike, Kuvendi, ministritë dhe agjensite e ndryshme vazhdojne dhe kryejne shpenzime operative pa paguar sigurimet shoqerore eshte deshmija me e keqe sesi mund të qeveriset një vend.” tha Malaj për News 24.
Ish ministri i financave Arben Malaj apelon që të merren masa të menjëhershme për të shlyer këto detyrime dhe thotë se cdo veprim duhet të bëhet trasparentë dhe të shkurtohen shpenzimet operative.
“Nëse për 100 arsye arrihet në një pikë ku nuk paguhen dot sigurimet shoqërore është e detyrueshme e para të bëhet trasparente dhe e dyta të shkurtohen në maksimum të gjitha shpenzimet operative dhe nuk mund të funksionojnë as bashkitë dhe as ministritë as entet publike pa paguar detyrimet e punonjësve sepse ata rëndojnë situatën e deficitit të skemës së pensioneve që është shumë më e rëndë për taksapaguesit shqiptarë.”- tha Malaj.
Ndaj Malaj apelon për mos rritje të borxhit të skemës së pensioneve pasi një gjë e tillë sipas tij mund të coj vendin drejt krizës ekonomike.
“Por nqs borxhi i skemës vazhdon dhe rritet është e vështirë për stabilitetin e financave publike deficitet e rritura do i rëndojnë taksapaguesve se do arrijmë në një pikë ku për të menaxhuar financat publike dhe për të mos shkuar me këmbët tona drejt një krize do të duhet të rrisim pastaj taksat. Keqmenaxhimi i financave publike barrë e rëndë për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.’ -vijoi ai. Sipas Malajt, urdhëri i ministrisë për të paguar njëkohësisht pagat me sigurimet shoqërore ka ekzistuar edhe më parë.
“‘Të shpikësh rregulla të cilat kanë vepruar për 100 vjet do të thotë që mos të kesh njohur mirë ligjin ose të ofrosh dicka që ekziston thjesht për të krijuar idenë që është rritur përgjegjshmëria.”
Një ditë më parë Ministria e Financave dhe ekonomisë në një deklaratë për mediat lidhur me detyrimet e prapambetura të kontributeve shoqërore nga subjekte juridike dhe institucione buxhetore dhe jobuxhetore u shpreh se këto detyrime nuk kanë nisur sot por ato datojnë shumë më herët. Financat thonë se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm TPZ