Leje-dalja me automjet përmes e-albania i jep fund e-maileve dhe pritjeve të deritashme për përgjigje njoftoi Autoriteti rrugor Shqiptar. https://e-albania.al/
ARRSH theksoi se atae që duan autorizim për të shkuar në punë javën tjetër duhet të ndjekin me vëmendje video-udhëzimin dhe të testojnë sistemin e ri që përmes e-albania i jep fund pritjeve për aprovimin e autorizimit.
“Lexoni me vëmendje në hyrje të portalit e-albania lajmërimin që ju shfaqet, ku do të gjeni qoftë kategoritë e lejuara të punojnë nga kjo javë që vjen, qoftë protokollin sanitar të sigurisë.”
Sistemi të dielën u testua që të hënën të ishte funksional. Po ashtu, ARRSH kërkoi vëmendje nga qytetarët që të lexojnë me vëmendje pasojat ligjore e penale për shkelësit e kufizimeve të posaçme anti-covid të qarkullimit në këmbë apo me automjet https://e-albania.al/