Categories Lajme

Si mund ta njihni një psikopatët

Megjithatë, shkencëtarët ndërkombëtarë kanë zbuluar një test të ri për psikopatët, i cili mund t’ju ndihmojë ta bëni këtë.

Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Personality Disorders: Theory, Research, and Treatment’, ka përfshirë 82 meshkuj me çrregullime mendore.

Hulumtuesit kanë ekzaminuar se si bebëzat e tyre reagojnë ndaj imazheve vizuale të skenave në botën e vërtetë, si reagojnë ndaj klipeve dëgjimore dhe ndaj videove me shprehje dinamike të fytyrës.

Disa prej imazheve kanë qenë të mira, si p.sh. këlyshë të vogël, e disa kanë qenë negative, si p.sh. lëndime të përgjakshme.

Psikopatët dhe jo-psikopatët ishin analizuar hollësisht, dhe rezultatet kishin treguar se përderisa bebëzat e jo-psikopatëve zmadhoheshin kur shikonin diçka të frikshme, bebëzat e psikopatëve qëndronin njëjtë.

Bebëzat mund të tregojnë se çfarë po mendojmë

Zakonisht bebëzat tona zmadhohen kur shohim diçka që na zemëron ose ofendon, për shkak të adrenalinës. Ato gjithashtu zmadhohen nëse shohim diçka që na emocionon – gjë e cila tregon se përse lojtarët profesionistë të pokerit ua shikojnë sytë kundërshtarëve për të parë nëse kanë letra të mira.

Pasi që psikopatët nuk kanë pasur ndonjë reagim të fortë ndaj imazheve të tmerrshme, kjo sugjeron se ata nuk ndihen të kërcënuar apo të frikësuar./Telegrafi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Me pistoletë si stilolaps, pinte kafe në lokal, arrestohet 31-vjeçari në lokal

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aplikimi/ Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Kriteret dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur garën për zgjedhjen…

LEXO ME SHUME