Categories Lajme

Si nëpër filma! Vajza rome ngatërrohet në maternitet me një femijë të bardhë: Kur u rrita filluan të më quanin jevgë

Sot “Historia ime” do trajtojë një histori e cila në fakt mund të themi se hyn tek ato histori që kanë brenda jo vetëm dhimbje por edhe shumë dashuri. 44 vite më parë një fëmijë i komunitetit rom, u ngatërrua në maternitet.  Fëmija rom u birësua nga një familje e bardhë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Peqin.Vajza u rrit nga kjo familje dhe sot ajo është 46 vjeç. Hamide Aliu në studio ka rrëfyer historinë e saj prekëse dhe përjetimet e saj si një fëmijë i birësuar në një familje të bardhë.

Hamide Aliu: Ne kemi lindur në Peqin, jemi ndërruar dy vajza në maternitet, unë kam shkuar tek dora e bardhë, ajo tek dora jonë.

Mirela Milori: Nuk u kuptua ky gabim? Si e shpjegojnë këtë ngatërrim?

Hamide Aliu: Siç më kanë thënë, kur isha në çerdhe unë po nxihesha edhe thoshin që nuk është vajza jote, por prindërit thoshin hë se i ngjan gjyshes.  Unë po i ngjisja gjakut tim. Kur u bënë analizat nuk isha gjaku i tyre, kanë kërkuar për familjen tjetër që të bëhej ndërrimi i fëmijëve, por nuk u bë asgjë, unë kam ndejtur tek ata. Burri i familjes quhet Gani Lleshi dhe ka 8 fëmijë, unë jam e madhja. Kam 2 motra dhe 6 vëllezër.

Mirela Milori: Kur e kuptove që nuk ishe fëmija e tyre?

Hamide Aliu: Në klasën e parë, filluan të më quanin o jevge dhe unë fillova të qaja, nuk më pranonin në shkollë, më rrihnin. Unë shkoja në shtëpi dhe thoja o mami pse më thonë kështu? Ajo më thoshte mos u mërzit, prap mua zemra ma ndjente që nuk ishte nëna ime. Edhe në klasën e dytë më shanin dhe unë ndihesha shumë e vetmuar, asnjë njeri nuk më jepte një fjalë të mirë. Familja ku u rrita ishin shumë të varfër më përpara. Nuk kishin kushte që të më vishnin, më shumë ecja zbathur, por ja di për faleminderit që më rritën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME