Categories Lajme

Si të mbrohemi nga bakteri, mjekja infeksioniste: Ja shenjat që shfaq një person i infektuar me salmonelë

Alma Hoxhaj, mjeke infeksioniste, foli për përhapjen e Salmonelës, duke iu referuar lajmeve të fundit për konsumimin e mishit të pulës.

“Është një infeksion që ka qenë gjithë kohën me neve dhe mund të zhvillohet në aparatin tretës të disa kafshëve, pasi janë gati 2500 lloje salmonelash”, tha mjekja në emisionin “Klinika 24” në Report TV.

Ajo shpjegon se Salmonela është e kudondodhur së pari, kur përdorim mish ose vezë, nuk e dallojmë dot, pasi nuk ka shenja të dukshme. Nëse ne gatuajmë në kushte optimale, pra mishi i zjerë, mbi 70 gradë denatyrohet si bakter.

Tek veza është mirë që t’i lajmë. Duhet të kemi kujdes me dizinfektimet e enëve që ushqehemi, kujdes me të gjitha llojet e mishrave, sikurse dhe larja e mishit të pulës.

“Efektet zakonisht janë një diare e lehtë, por që kalon dhe vet pa e kuptuar. Salmonela është gjithë vitin, por më shumë raste shihen gjatë verës. Nëse kemi shenja të dhimbjeve abdominale, temperaturë, dehidratim, duhet të paraqitemi tek mjeku menjëherë”, shpjegon më tej mjekja.

Zakonisht simptomat shfaqen deri në dy ditë pasi ke ngrënë mish me salmonelë dhe për mjekimin me antibiotik, zakonisht vendos mjeku për këtë protokoll, sikurse një këshillim me infeksionistin, pa harruar konsumin  e sa më shumë lëngjeve për organizmin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hetimet/ Vrasja e Ilarias, gënjeshtrat e Samson për provimet në universitet!

Ai jo vetëm që nuk kishte një diplomë, por as që ishte afër marrjes së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion dhe drogë! Goditet grupi në Vlorë, katër në pranga

Katër persona janë arrestuar në Vlorë, si pasoj e ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Prill 2025

Dashi Jeta juaj ne çift, ne përgjithësi do jete e mbrojtur nga planetët. Do kaloni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Misteri/ Thirri për ndihmë dhe më pas u zhduk në bjeshkë. Banorë, ushtri e polici rinisin kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur që prej 6 prillit

Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte kërkimet në bjeshkët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet me luanin që kafshonte një person u bënë virale, policia do të largojë kafshën nga banesa

Një video ku një luan kafshonte në oborrin e shtëpisë një person u bë virale…

LEXO ME SHUME