Categories Lajme

Siguria ushqimore, AKU kërkon ndryshime në Kodin penal

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori pjesë në seancën për “Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut” ku ngritën domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin penal sa lidhet me çështjen e Sigurisë Ushqimore.

AKU referuar natyrës së shkeljeve të hasura, gjatë vitit 2018 ka referuar pranë organeve të prokurorive të rretheve , 65 raste për vepra penale që lidhen me sigurinë ushqimore si tregëtim i produkteve të pasigurta, prodhim i kundraligjshëm i tyre dhe mashtrim/falsifikim ushqimor për të cilat ka dispozita të caktuara në Kodin penal.

Nga trajtimi i këtyre materialeve ka rezultuar se edhe vetë formulimi i dispozitës penale ka problematika çka vështirëson deri pamundëson dënimin penal të të dyshuarve.

AKU duke vlerësuar domosdoshmërinë e rritjes së ndëshkueshmërisë ndaj shkelësve që rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve përmes shkeljeve të Sigurisë Ushqimore dhe duke u mbështetur në praktika të ngjashme të vendeve rajonit, të vendeve të BE dhe SHBA ka draftuar ndryshimet e nevojshme të këtyre dispozitave – të cilat janë në proçes shqyrtimi në Komision Parlamentar.

AKU kërkon të dënohen penalisht ata që prodhojnë,ruajnë, transportojnë apo tregtojnë produkte të pasigurta. Të dënohen penalisht ata që falsifikojnë produktet ushqimore dhe etiketimin e rremë si dhe ata që prishin shenjat dalluese të bllokimit nga AKU dhe rinisin aktivitetin në mënyrë ilegale.

Çmojmë se këto ndryshime në kodin penal do të kenë një impakt më të gjerë në garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e shkeljeve në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorit si dhe do të disiplinojnë paligjshmëritë mbi situatë kriminaliteti ushqimor, e cila në pamje të parë duket e rregullt, por fsheh labirinte të mëdha me pasoja fatale edhe në gjeneratat e brezave të ardhshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndalohet 22-vjeçari në Muriqan, Theu masën e arrestit shtëpiak

Një 22-vjeçar është ndaluar nga Policia Kufitare e Muriqanit pasi nga verifikimet u zbulua se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet nga policia e Vlorës, pas disa orësh kërkimesh turistja austriake

Është gjendur nga policia e Vlorës turistja austriake e cila rezultonte e zhdukur. Pas shume…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndryshon mosha e daljes në pension/ Nga janari për gratë 61 vjeç e 10 muaj, rritet vjetërsia në punë për burrat

Me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO/ Policia jep detaje nga aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës: Viktimat, kalimtarë rasti! Makina doli nga rruga dhe i përplasi për vdekje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në Vaun e Dejës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi, të bashkakuzuar për vrasje. Si grabitën me armë biznesmenin grek

Dy 41-vjeçarët shqiptarë të arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi, rezultojnë…

LEXO ME SHUME