Jane siguruar pamje, në të cilën duken anëtarët e dy bandave shqiptare në zonën Monastiraqi të Athinës, duke u përleshur dhunshëm me njëri – tjetrin.
Sipas TCH duken dy persona që goditen nga më shumë se 5 persona nga pala kundërshtare, edhe pse janë të neutralizuar dhe të shtrirë përdhe.
Madje, njëri prej tyre nuk nguroi që godasë me një shkop bejsbolli kundërshtarin,duke i shkaktuar dëmtime serioze në duar.
Çdo gjë ndodhi në sytë e dhjetëra kalimtarëve që po shëtisnin gjatë mbrëmjes në një prej zonave më turistike të Greqisë, në zonën Monastiraqi, pikërisht në një zonë ku çmimet e pronave arrijnë çmime astronomike,ndërsa fitimet e bizneseve vlerësohen si më të lartat në gjithë Greqinë.
Policia njoftoi se nuk mundi të ndalojë asnjë prej dhunuesve, ndërsa transportoi në spital dy prej tre personave të dhunuar.
Pikërisht në këtë zonë, bandat Shqiptare kanë nisur një betejë sekush do të vjelë të ardhurat nga zhvatja e bizneseve në formë gjobe për ti mbrojtur ato nga banda kundërshtare.
Vetë policia greke duket se është e pa fuqishme për ti ndaluar bandat,madje në disa raste vetë drejtues të lartë të policisë kanë janë në krye të këtyre bandave,të ardhurat e të cilave vlerësohen në dhjetëra milionë euro në vit, ndërsa në luftën mes bandave shpesh janë armët e zjarrit ato që lajnë hesapet mes tyre.