Categories Lajme

Skandal i ri në ajër, hetuesit gjermanë e amerikanë pritet të shpërthejnë ‘bombën’

Hetuesit amerikanë dhe gjermanë po përgatisin dosjet për të paktën dy zyrtarë të lartë shqiptarë, të cilët janë ndjekës të sektit fetar “Bhakti Marga’, i drejtuar nga guruja Paramahamsa Vishwandanda.

Një tempull i udhëhequr nga ky i fundit në Frankfurt, është destinacioni i 2 milion eurove të ardhurave nga Shqipëria.

Siç raporton Shijak Tv, në dosje janë të përfshirë edhe politikanë e pushtetarë të lartë, ku dyshohet edhe çifti Gjiknuri.

Gruaja e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, u pa disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit, duke pritur gurunë në fjalë.

Hetuesit e huaj, pasi kanë zhvilluar investigime në Gjermani dhe Amerikë mësohet se kanë ardhur në Shqipëri, pas mbërritjes së gurusë, me një dosje voluminoze me vete.

Ndërkohë, seancat e hipnozës të zhvilluara nga guruja, përmbajnë deklarime befasuese.

Ato mund të shërbejnë për të zbuluar shumë afera të padeklaruara, sigurisht të rrëfyera në një gjendje jo të vetëdijshme, që përfshijnë transferta parash, investime të padeklaruara dhe fshehje të të ardhurave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME