Prej disa orës po qarkullon në rrjet një video tronditëse, ku tregon kushtet skandaloze dhe mënyrën si stërviten fëmijët në klubet e futbollit në Shqipëri.
Në video duket një nga ish-trajnerët dhe ish-pjesëtarët e stafit teknik të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili godet me radhë futbollistët e tij pas një ndeshje. Madje ai i quan ata “maskarenj m*ti” dhe iu thotë s’ju vjen turp.
“Palaço, doni të luani ju futboll me Laçin. Zagarë. Po si ju a bënë golin ju. S’ju vjen turp mo pisa.”, iu thotë ai fëmijëve pas ndeshjes.
Ndërkohë aty është e pranishme edhe Policia, e cila sheh dhunën dhe nuk ndërhyn.