Categories Lajme

Skandal tjetër në Shqipëri/Rafineria e Ballshit në duart e Putin

FBI e kishte përshkruar që më parë konturin e këtij skenari aventurier dhe në fund doli pikërisht ashtu siç besonin hetuesit e përtej oqeanit.

Mashtrimi i madh shqiptar i Harry Sargeant III, manjati i falimentuar i naftës, mbi të cilin por hetojnë autoritetet amerikane, është kryer në Rusi, duke u ndërthurur bujshëm me një tjetër fill hetimesh të hetuesve amerikanë, ajo e lidhur me “thesarin” e zi të presidentit Vladimir Putin.

Nisemi nga një e dhënë zyrtare: rafineria e naftës në Ballsh – besuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe qeveria e tij “investuesit shumë serioz amerikan” Harry Sargeant III në këmbim të premtimeve ekonomike të pambajtura kurrë – ka kaluar në pronësi të grupit petrolier Gunvor, i cili ka marrë tashmë kontrollin.

“Dhurata” e Ramës për spekulatorin “made in Usa” tashmë bëhet ekonomi reale. Sigurisht jo për të mirën e vendit e të nevojave të tij, por në favor të xhepave të Sargeant dhe të miliarderëve të uritur mes protektorëve të tij të korruptuar brenda “Pallatit”.

Mjaftuan gjashtë muaj administrim nga ana e themeluesit të International Trading Company (e deklaruar e falimentuar në shkurt 2016 nga një gjykatë amerikanë për shkak të borxhit mbi 100 milionë dollarë) për ta shndërruar fatin e rafinerisë fatkeqe të Ballshit në operacionin më shqetësues të riciklimit ndërkombëtar që mund të ketë parë ndonjëherë Shqipëria.

Sergeant duhej të investonte 52 milionë dollarë në Shqipëri dhe të balanconte ndërkohë financat me borxhe të mëdha të kompanisë Armo, e cila kontrollon impiantin e përpunimit. Kishte deklaruar të investonte edhe 100 milionë dollarë të tjerë në “Transatlantik”, një tjetër kompani energjetike shqiptare në katastrofë financiare. Të gjitha fjalë, të marra si të vërteta nga Edi Rama e qeveria e tij.

Sipas FBI dhe Departamentit të Shtetit të SHBA, ish-piloti luftarak i marinës amerikane Harry Sergeant duhej thjesht të hapte rrugën për mbërritjen e koracatës së Putin, duke injoruar çdo rezistencë “politike” apo kontroll ligjshmërie.

Gunvor – thonë publikisht hetuesit amerikanë – është një nga “asetet” kryesore të thesarit të zi të Presidentit rus Vladimir Putin. Agjentët, që në zbatim të “embargos” kanë llogaritur pasuritë e fshehura të Putinit, citojnë dëshminë e një ish-këshilltari të tij, Stanislav Belkovski, që prej kohësh është vënë në dispozicion të organeve hetimore ndërkombëtare dhe ka treguar se si një pjesë e mirë e pasurive të presidentit përbëhen nga 75% e Gunvor, 37% e grupit të naftës Surgutneftegaz dhe nga 4.5% e kolosit Gazprom.

Vladimir Putin në Gunvor përfaqësohej deri pak kohë më parë nga Genadi Timçenko, një ish-kolonel i KBG që jeton në Gjenevë dhe tregohet – që nga fillimi i viteve ’80 – si një nga hierarkët më të besuar të presidentit rus.

E themeluar më 1997, për dhjetë vjet Gunvor u bë kompania numër tre në botë për tregtinë e naftës dhe komoditeteve nga Evropa Lindore. Aktualisht administron 30% të eksporteve ruse. si kryetar të grupit, siti i kompanis shfaq zyrtarisht një operator suedez, Torbjom Tornqvist, konsull nderi i Suedisë në Gjenevë, i apasionuar pas barkave (skuadra e tij, Artemis Racing, ka fituar edicionin e 34-t të America’s Cup).

Me zyra në Gjenevë, Amsterdam e Qipro, Gunvor përhapet nëpër botë si një njollë nafte. Tani edhe në Shqipëri, falë shëbrimit të Harry Sargeant III, ekspert i madh i parajsave fiskale dhe i aleancave “të guximshme”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndoshta nuk është në dijeni të faktit që të gjitha shoqëritë e Sargeant – përfshirë ato “offshore”, për të cilat Departamenti i Shtetit ka hartën e plotë – janë në “listën e zezë” të qeverisë amerikane dhe nuk mund të operojnë në administratën publike.

Gjykata amerikane për aktet e korrupsionit jashtë vendit i ka përkufizuar aventurat e fundit të manjatit të naftës si “forma më e keqe e përfitimive nga lufta” e pahetuar kurrë, përfundim në të cilin kishte arritur edhe një komision special i Kongresit. Sargeant, gjatë luftës në Irak, kishte siguruar një kontratë me Departamentin e Mbrojtjes për furnizim të ushtrisë amerikane me karburant. Ai administronte transportin e karburantit – nga Jordania në Irak – në regjim absolut monopoli pasi kishte korruptuar me dhjetëra miliona euro një apo më tepër anëtarë të familjes mbretërore jordaneze, të cilët i siguronin ekskluzivitetin e sektorit dhe përjashtimin me forcë të çfarëdolloj konkurrrence.

Pas tri kontratave të para me Departamentin e Mbrojtjes, Sargeant përgatit goditjen e katërt. Në rastin e marrëveshjes prej 2.7 miliardë dollarësh, vendos të përjashtojë ortakun jordanez që i kishte siguruar në fillim licencën e transportit në shkëmbim të pjesëmarrjes në biznes. Ish-marinsi vendos t’i kanalizojë ndryshe përfitimet për të shmangur thelën e madhe jordaneze.

Më 2008, Mohammed al-Saleh, dhëndri i Mbretit të Jordanisë – ortaku i Sargeant – nis procedurën ligjore kundër Sargeant në Gjykatën e Apelit në Florida, duke e akuzar për mashtrim, dhe më 2011 e fiton gjyqin: 29 milionë dollarë dëmshpërblim, plus 3.5 milionë dollarë interesa.

Ndërkaq, gjatë debatit dolën provat e akteve korruptive, të dokumentuara për të paktën 50 milionë dollarë, për të cilat nisën hetime voluminoze. Në fund, më 2016, falimentimi, vendosur nga Gjykata Falimentare e SHBA.

Çështja bëri bujë, edhe për shkk se Sargeant ishte midis financuesve kryesorë të Partisë Republikane dhe mbështeste ekonomikisht fushatën elektorale të Mitt Romney e John Mc Cain. Nga thellimi i FBI u zbulua gjeografia ndërkombëtare e komnpanive të Sargeant në parajsat fiskale dhe një mal miliardash të fshehura nga taksat.

Pastaj, e pabesueshme por e vërtetë, pikërisht në muajt e errët të falimentit, mbërritja në Tiranë… Deri sot, asnjë qindarkë nuk është investuar nga sipërmarrësi nga Florida në afarin shqiptar.

Por shitja te Gunvor – siç pohojnë të mirinformuarit e sektorit – ishte programuar prej kohësh. Dhe provat e shitjes janë në dokumentat e paraqitur nga Gunvor pranë një banke evropiane me filial në Tiranë, si garanci për furnizimin me lëndë të parë të destinuar për rafinerinë.

Po tani, çfarë do të bëjë drejtësia në Tiranë? Është e mundur që në një shtet të së drejtës institucionet të befasohen në mënyrë kaq të bujshme? NeoAlb.

Dhe si do të sillet politika, e detyruar tashmë të bëjë llogaritë me thesarin sekret të Vladimir Putin, i vlerësuar në 40 miliardë dollarë dhe tashmë i zbarkuar edhe në Shqipëri falë një ish-piloti me yje e shirita?https://www.pianetaitalianews.it/politica/99-estera/244-albania-scandalo-petrolio.html

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME