Categories Lajme

Skandali i Unazës së Madhe/ Gjiknuri e pranon: Tenderi i falsifikuar, jap dorëheqjen nëse…

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar sot se DH Albania, kompania fituese në lotin e parë të projektit të “Unazës së Madhe” ka falsifikuar dokumentet dhe kjo është dokumentuar edhe nga autoritetet amerikane. Sipas ministrit, DH Albania ka falsifikuar dokumente jashtë territorit të Shqipërisë.

“Kam komunikuar për të marrë informacione. Nga përgjigjet e ardhura dje, thuhet se një pjesë e paraqitur nga DH Albania nuk është e saktë, por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimin, ARRSH ka zgjidhur kontratën. Sot që flasim ARRSH ka bërë ndërprerjen e kontratës”, – tha Gjiknuri.
Ministri tha se çështja i ka kaluar prokurorisë shqiptare për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore dhe përgjegjësit do të marrin përgjigje.

“Materialet do t’i referohen prokurorisë shqiptare. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe OST. Kontratat nuk ka nisur të zbatohet. Dua të them se falsifikimi i dokumenteve është bërë jashtë territorit të Shqipërisë”, – shtoi ai.

I pyetur për akuzën e opozitës se në kohën kur është regjistruar në SHBA kompania DH Albania, edhe vetë Gjiknuri ka qenë në SHBA, ministri pranoi koincidencën e datave, por garantoi se nuk ka qenë nështetin Delawere ku u regjistrua DH Albania.

“Jap dorëheqjen nëse vërtetohet një gjë e tillë” – tha Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME