Categories Lajme

Skema e re për lindjet/ Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

Pas gati 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria po bën skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë.

Mbështetja financiare nuk do të jetë vetëm një pagesë në moment kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim, por vlerat ende nuk janë finalizuar. Kjo skemë e re e premtuar gjatë fushatës elektorale nga kryeministri Edi Rama pritej që të ishte pjesë e buxhetit të këtij viti.

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale. Por vendimi ende nuk është gati. Nga kjo skemë e re pritet të përfitojnë edhe fëmijët që nuk kanë mbushur ende 5-vjeç kur kjo skemë të hyjë në fuqi. Fillimisht u përfol që pagesat do të ishin 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë/muaj për fëmijën e dytë dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Shifra që u përfshinë edhe në kuadrin ekonomik 2026-2028 në fazën e parë, por vlerat e sakta të përfitimit ende nuk janë caktuar, pasi kjo skemë e re pritet të ketë edhe efekt prapaveprues, pasi do të merret edhe nga fëmijët që kanë lindur, e që i përkasin grupmushës 0-5 vjeç. Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli thotë se skema duhet të ishte ndryshuar pasi shteti duhet të japë mbështetje për rritjen e fëmijës.

“Skema aktuale të jep para për një moment, nuk të ndihmon gjatë rritjes së fëmijës në rast se ti si familje vendos të bësh një fëmijë të dytë. Skema duhet të ishte e tillë, një fond që ky fëmijë të fitojë çdo vit si ndihmë nga shteti, sidomos për familjet që janë me të ardhura modeste. Ky fëmijë ka nevojë të kujdeset për 18 vite resht qëndro aty nuk po themi që me këto shifra, por ama krijohej një fond sado modest”, thotë Çoçoli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshjet e shiut në fshatin Bardhaj të Shkodrës, prezencë uji në dhjetëra oborre banesash

Reshjet e dendura të shiut dhe vërshimi i përrenjve kanë krijuar probleme pasditen e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet relacioni për Amnistinë Penale: 380 të liruar, ulen 900 dënime. Kush përfiton e kush përjashtohet

Zbardhet relacioni i projektligjit të Amnistisë Penale që u miratua ditën e sotme nga Këshilli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rënie gurësh në aksin Dhërmi-Himarë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rënien e gurëve në aksin Dhërmi-Himarë, duke bllokuar njërin krah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Vdis sot, se ringjallesh nesër”/ Skandali brenda shkollës në Tiranë, mësuesi predikonte Jehovain

Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara, as të mësojë doktrina…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga presidenti te magjistratët, qeveria miraton indeksimin e pagave për disa kategori

Qeveria ka marrë sot, më 6 shkurt, një vendim, që prek pagat e një pjese…

LEXO ME SHUME