Categories Lajme

Sot ceremonia mortore e 3 punonjësve të vrarë në Mat, bashkia 1 mln lekë për shpenzimet e varrimit

Në Mat i jepet lamtumira tre personave të cilët u vranë një ditë më parë, ku dy prej tyre ishin punonjës bashkie, ndërsa një i tretë banor i zonës. Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm edhe stafi i bashkisë së bashku me këshillin bashkiak, ndërsa merrte pjesë edhe deputeti Përparim Spahiu.

Ndërkohë bashkia Mat vendosi një fond prej 1 mln lek për shpenzimet e varrimeve për tre viktimat që dje u shpallën “Qytetar Nderi”. Autori Kujtim Koxha, rreth orës 12:30 të mesditës ka qenë në lokalin e fshatit, kur brenda ambientit  kanë hyrë punonjësit e bashkisë për të ngrënë drekë.

Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij. Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Aliaj mësohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Më pas autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën automatik dhe është kthyer në lokal duke qëlluar punonjësit e bashkisë që po konsumonin drekë. Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes.

I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 51 vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME