Ja disa nga miliarderët më të njohur që gjithashtu kanë braktisur shkollën e mesme:
Amancio Ortega
Amancio Ortega u largua nga shkolla në moshën 14 vjeçare për të filluar drejtimin e punëve për dyqanet vendase. Vite më vonë, Ortega themeloi zinxhirin e shitjes me pakicë Zara në vendlindjen e tij, Spanjën. Sot kompania e tij njihet në rang kombëtar. Sot, ai është njeriu i dytë më i pasur në Europë, me një vlerë neto tronditëse prej 70.4 miliardë dollarësh.
Jay Z
Jay-Z ndoqi shkollën e mesme tekniko-profesionale George Westinghouse por kurrë nuk u diplomua. Jay-Z u bë bëhet miliarderi i parë i hip-hopit në qershor 2019. Sipas Forbes, ai aktualisht ka një vlerë rreth 1 miliard dollarë. Pasuria e tij vjen nga aksionet e tij në markat e pijeve, artit, pasurive të patundshme dhe në kompani të tilla si Uber.
Ndërsa ai personalisht arriti të gjente sukses të jashtëzakonshëm pasi braktisi shkollën e mesme, reperi inkurajon njerëzit që të marrin seriozisht arsimin e tyre.
Richard Branson
Richard Branson u largua nga shkolla e mesme kur ishte vetëm 16 vjeç pasi luftoi me disleksinë. Shpejt pasi u largua nga shkolla, Branson themeloi biznesin e tij të parë, një revistë studentore, dhe përfundimisht një kompani regjistrimi që më vonë u bë labeli muzikor i Virgin Records. Sot, kompania e tij, Virgin Group, mbikëqyr gati 500 filiale. Vetë Branson ka një vlerë neto prej 3.9 miliardë dollarë.
Francois Pinault
Francois Pinault, themeluesi i grupit luksoz Kering, u largua nga shkolla kur ishte 11 vjeç për të punuar në fabrikën e lëndëve të para të babait të tij. Sipas Forbes, Pinault u largua për shkak se bashkëmoshatarët e tij dikur talleshin me “prejardhjen e tij”. Sot, ai ka një vlerë neto prej 33.2 miliardë dollarësh.
Zhou Qunfei
Zhou Qunfei braktisi shkollën e mesme në moshën 16 vjeçare për të punuar në një fabrikë të lenteve të shikimit. Duke ndjekur klasat e kontabilitetit natën, ajo kurseu rreth 2.500 dollarë dhe përfundimisht hapi kompaninë e saj të lenteve të shikimit, e drejtuar nga vetë ajo dhe familjarët e saj.
Ajo tani është CEO e Lens Technology, e cila prodhon xhama për marka të tilla si Apple, Samsung dhe Tesla. Në vitin 2015, kompania doli në publik dhe aksionet e Zhou në biznes ishin me vlerë 7.2 miliardë dollarë, sipas NeW York Times./ Scan