Categories Lajme

SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin zyrtar të akuzave për personat e përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, e fshehur në lëkurën e bagëtive.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas hetimeve, lënda narkotike transportohej drejt vendit tonë e përpunuar në lëkurat e gjedhëve, ndërsa ndarja e kokainës realizohej në një laborator të improvizuar në zonën e Qerekës, në Krujë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit kriminal dhe ka lejuar vijimin e aktivitetit për dy ngarkesat e fundit, në muajt shtator dhe nëntor, për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale.

Në këto dy ngarkesa janë futur në Shqipëri rreth 48 tonë lëkurë gjedhi, brenda të cilave dyshohet se ishte fshehur edhe sasia e kokainës. Gjatë kontrolleve të ushtruara në laboratorin në Qerek, autoritetet sekuestruan rreth 850 lëkurë bagëtish të kriposura.

Sipas SPAK, për nxjerrjen dhe përpunimin e lëndës narkotike do të angazhoheshin shtetas të huaj, të specializuar në këtë metodë, të cilët do të vinin posaçërisht në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar gjithsej 10 urdhër-arreste, mes të cilëve tre për shtetas të huaj.

Hetimet kanë zbardhur një skemë të sofistikuar trafiku ndërkombëtar droge, ndërsa çështja pritet të kalojë për gjykim në ditët në vijim.

Skema/ Kokainën e fshihnin në lëkurë bagëtish, SPAK

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Punonjëset akuzohen se vodhën 220 milionë lekë nga fondi pensioneve, reagon Posta Shqiptare

Pas zbulimit të disa parregullsive në administrimin e fondeve në Zyrën Postare Bilisht dhe akuzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

ZBARDHET DOSJA/ Rrokaj tregon si i hakeroi kompjuterët e SPAK: Hapa e-mail-et e prokurorëve…

Zbardhet dosja e SPAK për Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismailin, ky i fundit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat (Video)

Del momenti kur shoqërohet në komisariat ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj. Ai akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mos ki frikë nga unë”/ Zbulohen mesazhet, ja çfarë i shkruante 46-vjeçari motrës së policit në Fier

Altin Meçaj ka akuzuar publikisht një efektiv policie nga Fier, Fredi Lamaj, se e ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 16 Janar 2026

Dashi Edhe pse keni arsye për te qene te stresuar, nuk do te ishte mire…

LEXO ME SHUME