Categories Sport

Juventusi nis sulmin për talentin e Fiorentinës

Pasi humbi Kristiano Ronaldon, Juventusi e “lehtësoi” goditjen menjëherë duke marrë Moize Ken, por për sezonin e ardhshëm ka objektiva të tjerë për repartin e sulmit, një konfirmim, rinovimi i Dibalës i cili është në skadencë kontrate në vitin 2022 dhe një goditje e madhe që pritet të jetë Dushan Vlahoviç.

Nëse për Dibalën marrëveshja pritet të gjendet në bazë të një kontrate 4-vjeçare deri në vitin 2025 me page prej 10 milionë eurosh në sezon përfshirë bonuset, për sulmuesin serb, klubi i Juventusit është ende në kërkim të formulës së duhur për të kënaqur Fiorentinën dhe për të marrë parasysh detyrimet të buxhetit të cilat përfundojnë më 30 qershor 2021.

Kjo është arsyeja pse kjo hipotezë të dërgon në dy raste, njëra është njësoj si formula që ishte për marrëveshjen e operacionit të Kiezës pikërisht me Fiorentinën, tjetra më “tradicionale” me pagesën e kartonit përgjysmë duke futur lojtarë të tjerë në këtë tratativë për të ulur disi çmimin e kartonit.

Në rastin e parë do të ishte një huazim 2-vjeçar me detyrim blerje në verën e vitit 2023, në rastin e dytë do të arrinte vlerën prej 60 milionë eurosh duke identifikuar lojtarët e pëlqyer nga skuadra “vjollcë”.

Fiorentina, nga ana e saj synon të rinovojë kontratën e Vlahoviç, e cila skadon në vitin 2023, si garanci për të ardhmen në ekip dhe ndoshta për ta shitur atë çmim më mirë.

Por deri më tani negociatat për rinovimin nuk kanë avancuar, duke e bërë presidentin Roko Komiso nervoz. Kjo është arsyeja përse Juventusi shikon me besim investimin tek lojtari 21-vjeçar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME