Categories Sport

Lojërat Olimpike do të kushtojnë sa “qimet e kokës”

Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios të këtij viti do t’i kushtojnë qeverisë japoneze mbi 390 miliardë jen ose 3.76 miliardë dollarë. Mediat lokale raportojnë se vlera përfshin 781 milion dollarë shtesë, të cilat iu shtuan buxhetit për masat kundër infeksioneve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Gjithashtu në shpenzime janë përfshirë rreth 1.2 miliard dollarë për programet e trajnimit të sportistëve, 517 milion dollarë për sigurinë dhe rreth 499 milion dollarë lidhur me ndërtimin e Stadiumit Kombëtar“, thuhet në raportin e mediave.

Fillimisht lojërat u planifikuan të mbahen në muajin korrik të vitit të kaluar, por për shkak të pandemisë Olimpiada 2020 u shty ashtu si shumë ngjarje të tjera sportive në mbarë botën. Lojërat Olimpike pritet të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht të këtij viti, e ndjekur nga Lojërat Paraolimpike nga 24 gushti deri më 5 shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME