Categories Sport

Sportistët më të paguar në 2018/ Emrat dhe shifrat

Revista “Forbes” ka shpallur listën e personazheve sportive më të paguara në botë për vitin 2018. I pari është shpallur boksieri amerikan, Floid Mejuedher, i cili ka arkëtuar gjatë 2018-ës plot 315 milionë euro. Pas tij podiumi plotësohet nga dy prej futbollistëve që kanë shkruar epokën e futbollit në 10 vitet e fundit.,Lionel Mesi pozicionohet i dyti me 98.7 milionë euro, ndërsa Kristiano Ronaldo me 94.57 milionë euro të arkëtuara mes pagës te “Juventusit”, sponsorit kryesor “Nike” dhe sponsorëve të tjerë që përmbledh imazhi i tij. Gjithsesi, kjo revistë nënvizon se transferimi te bardhezinjtë në Itali mund ta bëjë edhe më të pasur sulmuesin portugez.

Kjo për arsyen se CR7 sapo ka lidhur katër kontrata të reja me sponsorë italianë dhe parashikimet për vitin 2019 janë që nëse Lionel Mesi “nuk lëviz”, ndërsa “juventini” jo vetëm do të marrë vendin e dytë, por pritet që të thyejë edhe barrierën e 100 ose 110 milionë eurove vjetore të arkëtuara në një vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME